100 dronë vdekjeprurës fshihen aty/ Ky vend i surprizon të gjithë, dalin PAMJET nga baza super sekrete nëntokë

    84

    Edhe pse askush nuk do ta kishte imagjinuar, Irani fsheh nëntokë një arsenal vdekjeprurësh armësh.

    Bëhet fjalë për një bunker masiv, nën një varg malesh.  Baza nën tokë është aq e madhe sa duket se zyrtarët ushtarakë përdorin mjete të posaçme për të lëvizur.

    Ushtria iraniane dha disa detaje, por jo vendndodhjen e saktë, të bazës së saj sekrete nëntokësore mes tensioneve të ndezura në Gji.

    Televizioni shtetëror tha se 100 dronë po mbahen në zemër të maleve të Zagrosit, duke përfshirë Ababil-5, për të cilat tha se ishin të pajisura me raketa Qaem-9, një version i prodhuar nga Irani i Hellfirit amerikan.

    Një arsye pse Irani mund t’i mbajë të fshehur dronët është që të parandalojë armiqtë e vendit të shkatërrojnë flotën e tij të madhe.

    “Pa dyshim që dronët e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë më të fuqishmit në rajon”, tha komandanti i ushtrisë, gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi.

    “Aftësia jonë për të përmirësuar dronët është e pandalshme.”

    Previous article“Isha viktimë, Leka më provokoi”/ Flet 17-vjeçari që “mori gjakun” e babait të tij
    Next articleUlen çmimet e karburanteve në bursa, por në Shqipëri po rriten/ Pse po ndodh kjo?