Dëshmia/ Vis Martinaj i dha Dumanit 100 mijë euro për “kokën” e Endrit Dokles

    203

    Me kërkesë të SPAK u lëshuan ditën e sotme 32 urdhër-arreste, ndërkohë që deri tani janë kryer 18 arrestime, e janë shpallur në kërkim 14 të tjerë. 

    Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore për një prej të shpallurve në kërkim, Ervis Martinajn, hetimet për të cilin kanë filluar pasi Nuredin Dumani ka dëshmuar në Prokurori për emra të ndryshëm. 

    Në dosjen e SPAK, sipas abc thuhet se Ervis Martinaj i ka dhënë Nuredin Dumanit 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por ky krim nuk është vënë në jetë.

    Ervis Martinaj është një emër i lakuar shpesh në media por edhe në institucionet e drejtësisë, ku është përfolur për pjesëmarrje në disa krime, por që deri më sot nuk janë vërtetuar nga ana e prokurorëve dhe ai është lënë i lirë, ku rasti i fundit ishte pas arrestimit në ngjarjen në bllok ku u përplas me Ervin Matajn në vitin 2018-të.

    Gjithashtu Martinaj është dënuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojërave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë lotoje pa leje. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

    Previous articlePAMJE TË RËNDA/ Momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllain e Talo Çelës (VIDEO)
    Next articleZbulohet pylli i madh antik brenda një grope, shihni pamjet magjepsëse