Dështon Rama/ Anulohet tenderi për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”

    120

    Anulohet tenderi për satelitët “Albania 1″ dhe “Albania 2”, pasi asnjë kompani që ka shfaqur interesim nuk ka plotësuar kriteret.

    Kështu ka njoftuar Agjencia e Prokurimeve Publike, kliko këtu.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e ka anuluar tenderin me arsyetimin se: “Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.”

    Kujtojmë se vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të dërgonte dy satelite ne orbitën e tokës. Ai vendosi si afat muajin mars 2022 për dërgimin e satelitëve, por ky premtim nuk u mbajt.

    Previous articleStërvitja “ekstreme” e ushtrisë së Niko Peleshit, i ka futur frikën edhe Putinit
    Next article“Ngri, shkri”/ Loja e rrezikshme e Edi Ramës me Shqipërinë