
Ish-kampioni i peshave të rënda, britaniku Julius Francis, i cili gjatë karrierës së tij sfidoi kampionë si Mike Tyson dhe Vitali Klitschko, ka shtrirë në tokë me vetëm një goditje me grusht një të ri jashtë “BoxPark” në Londër ku punon si roje sigurie.
Francis, tani 57 vjeç, fitoi 23 nga 48 ndeshjet në karrierën e tij dhe humbi në mënyrë të famshme nga legjenda e boksit Tyson në vitin 2000, në përballjen që u zhvillua në Mançester.
Sa i përket incidentit që përfshin Francis, ai është bërë viral në Tëitter. Pamjet tregojnë për një sherr mes një grupi burrash dhe ish-kampionit të peshave të rënda, i cili po punon si roje sigurie në lokalin, në perëndim të Londrës.
Në veçanti, një djalë nisi të zemërohej dhe u bë agresiv përkundrejt Francis pasi dëgjohet në video duke bërtitur “Ik q**”. Ky i fundit përdor grushtin e dorës së djathtë dhe jep një goditje të rëndë që e hedh në tokë pa ndjenja djalin e ri.