Dyshohet se masakroi shqiptaren dhe transgjinorin/ Kush është vrasësi serial në botën e prostitucionit

    61

    Policia italiane ka arrestuar këtë të martë një 44-vjeçar që dyshohet se fshihet pas vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri marku dhe transgjinorit në Sarzana, Lihuria.

    I arrestuari është pronari i një makinë që u gjet qindra metra larg trupit të transgjinorit të vrarë, teksa vrasja e 35-vjeçares shqiptare dhe të riut mendohet se ka lidhje me një rrjet prostitucioni.

    Massa Carrara, u arrestua, i akuzuar për vrasjen e Nevilës, e cila u gjet e vdekur të dielën përgjatë përroit Parmignola dhe burrit transgjinor, trupi i të cilit u gjet mbrëmë.

    Sipas mediave italiane vrasësi mund t’i ketë mbyllur gojën përgjithmonë transeksualit, i cili mund të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Nevila Pjetrit.

    Në trupat e dy viktimave janë konstatuar shenja dhune. Sipas hetuesve, motivi i krimeve lidhet me botën e prostitucionit.

    Për momentin kufoma e transgjinorit nuk është identifikuar dhe kërkohen dokumente apo sende personale përgjatë një përroi të vogël i cili më pas derdhet në lumin Magra.

    Previous articleSKANDALI/ Ushtarët filmohen gjatë orgjisë me prostituta brenda bazës, videot bëhen virale
    Next articleXhelati i Putinit vritet nga snajperi, anijet ruse tërhiqen nga Deti i Zi