E FRIKSHME/ Gati 500 fëmijë u vranë nga nëna ose babai në Itali në 20 vitet e fundit

    104

    Statistika të frikshme janë ato që kanë nxjerrë mediat italiane së fundmi lidhur me vrasjen e fëmijëve duke marrë shkas nga vdekja e Elenës, 5-vjeçares që u vra nga e ëma e saj.

    Në një raport të fundit të bërë nga EURES, duke nisur nga viti 2000, thuhet se numërohen afro 500 fëmijë të vrarë nga nëna ose babai.

    Për këtë mediat fqinje kanë përpiluar një listë me vrasjet më të bujshme që morën totalisht vëmendjen mediatike në Itali dhe jo vetëm:

    Qershor 2022 në Katania – Vritet Elena Del Pozzo, 5 vjeç. Nëna e saj, Martina Patti, 23 vjeçare denoncoi para dy ditësh rrëmbinin e saj, por në fakt nga presioni i karabinierëve pranoi krimin dhe zbuloi vendin ku e varrosi të bijën. Madje ajo nuk shfaqte pendesë për shkak se e bija donte të dashurën e ish-burrit të saj.

    Mars 2022 në Varese – Një 44-vjeçar vret dy djemtë e tij 13 dhe 7 vjeç, në Mesenzana, në zonën e Vareses. Nëna e fëmijëve ishte ajo që gjeti trupat. 

    Janar 2022 në Varese – Davide Paitone vret djalin e tij 7-vjeçar me një thikë në fyt. Karabinierët gjetën trupin e sendit të vogël të fshehur në gardërobë, së bashku me një fletë rrëfimi. Burri, pasi vrau djalin e tij, tenton të vrasë edhe gruan nga e cila po ndahej, duke e goditur me thikë.

    Tetor 2021 në Verona – Dy vajza, të moshës 3 dhe 11 vjeç u gjetën pa jetë në dhomën e tyre në Verona. Filluan menjëherë kërkimet për nënën e tyre, trupi i së cilës u gjet më vonë në Adige.

    Qershor 2021 në Ferrara – Në agim vjen një telefonatë në 112: “Djali im ka vdekur”. Pas mbërritjes, karabinierët gjejnë një grua 29-vjeçare me prerje të thella në kyçet e duarve, të shokuar, e cila u thotë se kishte vrarë djalin e saj, një fëmijë një vjeçar, që e gjetën në shtratin e nënës.

    Mars 2021 në Milano – Edith ishte 2 vjeçe, kur u vra nga nëna e saj, Patrizia Coluzzi, 41, e akuzuar për vrasje të rëndë për vdekjen e vajzës së saj, e cila ndodhi nga mbytja. Atë mbrëmje dy vëllezërit më të mëdhenj nuk ishin aty, 41-vjeçari kishte nga martesa e parë. Pasi vrau vogëlushen, gruaja ka tentuar tëvetëvritet duke shkaktuar plagë në bark dhe në krahë me një armë prerëse

    Shtator 2020 në Torino – Andrea ishte 11 vjeç, kur u vra nga babai i tij, Claudio Baima Poma, me një të shtënë me armë zjarri. Pasi i ka marrë jetën, ai e ka përqafuar dhe me dorën tjetër ka përdorur të njëjtën armë për t’u vetëvrarë me një plumb në kokë.

    Nëntor 2014 në Raguza – Loris Stival gjendet në një humnerë, 4 kilometra larg shkollës së tij. Nëna e tij Veronica Panarello kishte denoncuar zhdukjen e tij disa orë më parë. Për vdekjen e djalit të saj, Panarello po vuan dënimin me 30 vite burg.

    Prill 2013 në Brindisi – Ishte data 4 prill, kur Françeska Sbano helmoi me herbicid vajzën e saj 3-vjeçare dhe menjëherë u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj pranë Brindisit. Ai i la familjes një shënim: “Benedettan do ta marr me vete”. Vogëlushja ndërroi jetë pak orë më vonë në spital.

    Mars 2013 në Cosenza – Më 6 mars, një 43-vjeçare nga provinca e Kozencës, Daniela Falcone, merr djalin e saj 11-vjeçar nga shkolla dhe e çon në mal. Këtu ajo e vret duke i prerë fytin me gërshërë dhe godet në mënyrë të përsëritur. Ajo përpiqet pas kësaj të bëjë vetëvrasje por shpëton.

    Tetor 2013 në Lecco – Një grua 25-vjeçare vret fëmijën e parë mizorisht  nga dy fëmijët e saj.

    Gusht 2011 në Grosseto – Një grua vrau foshnjën e saj 16 muajshe, duke e hedhur në ujërat e Feniglia gjatë një udhëtimi me një varkë me pedale. Në kompjuterin e saj, hetuesit gjetën gjurmë që i atribuohen dëshirës së gruas për të “hequr qafe” fëmijën.

    Shkurt 2010 në Venezia – Tiziana Bragato, 47 vjeç, vret djalin e saj gjashtë vjeçar, duke e mbytur atë dhe më pas vari veten. Vrasjen dhe vetëvrasjen e zbuloji burri i saj.

    Korrik 2009 në Milano – Më 20 korrik, në provincën e Milanos, Marcella Sardeni, një drejtuese 35-vjeçare e kompanisë që vuante nga depresioni i rëndë, vrau djalin e saj 4-vjeçar duke e mbytur me një kabllo telefoni. Pas 4 muajsh gruaja rrëfen se ishte ajo vrasësja.

    Previous article5 shenjat që tregojnë se do të bëheni milioner 
    Next articleDikur sfidonte Tyson/ Ish-kampioni i peshave të rënda hedh “KO” kalimtarin me një goditje (VIDEO)