“E gjeta lakuriq! 10 burra e shihnin”/ Babai i nuses nga Librazhdi tregon tmerrin: Më erdhi një makinë te shtëpia…

    104

    Kur kemi dëgjuar rrëfimin e 20-vjeçares nga Librazhdi dhe vjehrrës së saj për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku e reja u filmua duke kryer tradhti bashkëshortore, këtë të mërkurë, ka treguar detaje mbi ngjarjen edhe babai i vajzës.

    Ai ka thënë për News24 momentin se si e ka gjetur vajzën dhe nëse e njihte djalin që dyshohej se ajo tradhtonte të shoqin. Ai ka thënë se e ka gjetur vajzën lakuriq dhe në dhomën ku ndodhej shihej nga 10 burra. Babai i vajzës shton më tej se gjendja e të resë ishte e tmerrshme dhe s’mund të përshkruhej me fjalë.

    “Unë s’e njihja (Flet për djalin që dyshohet se shoqërohej vajza). Punoja me shkëputje te fasoneria në Togëz. Unë se kisha parë kurrë që ata të shoqëroheshin. Vajza sillej mirë me mua. S’kisha parë që vajza të kishte komunikim me të. Ishte hera e parë që e shihja atë fytyrë. Unë e pashë te lokali, mbeti për pak minuta biseduan me zë të ulët me ish-krushkun tim. Vjen ish-vjehrra e gocës dhe thotë që e gjeti Flamuri njeriun që deshi. Unë se kisha parë herë të tjera. Atë natë erdhën xhaxhallarët e krushkut më morën këtu.

    Vajza më tha që shko te mami te babi bëj një punë atje. Ok, i thash shko atje dhe hajde. Vajza ishte e fejuar, me celebrim. Po prisnim të bëhej ceremonia martesore. Ekonominë e kemi të dobët dhe kishim rënë dakord që vajza të jepte paratë e rrogës te ne. Vajza kur vinte burri qëndronte atje. Ai më shumë rrinte në emigrim dhe shumë pak këtu. Ai ishte i sjellshëm si djalë. Marrëdhënia e tyre ishte mirë, se çfarë kanë në zemër. Unë e kam parë tmerr vajzën. Pyeta se çfarë ka ndodhur me vajzën. Më erdhi një makinë pa na njoftuar.

    Vajzën e kam gjetur të mbështjellë nga brezi e poshtë me peshqir të vogël, e kam gjetur lakuriq. Ishin tre gra dhe ishin burra ata që shihnin vajzën, e shantazhonin, xhaxhallarët e krushkut, kunati i vajzës dhe komshinj”, tha babai i vajzës.

    E mbështesni , vajza ka thënë se ndoshta më ka dhënë një medikament?

    Babai i 20-vjeçares: E mbështes se vajza nuk ma bënte këtë. Unë kur futem në dhomën time me fjet e mbyll derën me çelës, por kur shkova çelësi nuk kishte nga brenda, por nga jashtë.

    Motra e dhëndrit thotë se djali nuk është futur nga familjarët për tu bërë protagonist, çfarë mund të thoni?

    Babai i 20-vjeçares:Unë flas atë që kam parë,. çfarë kërkonte çelësi nga jashtë? Djali ishte i qetë, e mbronin që të mos e qëlloja unë nga nervat.

    E dinte djali, e pyete që ishte e martuar?

    Babai i 20-vjeçares: Ai nuk më kthente përgjigje fare. Ajo që unë kam parë ka qenë e mirëorganizuar e inskenuar mirë. Nuk e di ndoshta vajza ime ka gabuar më parë, por ajo atë nate ishte e inskenuar mirë.

    Previous article“Vishu oj ku*kë”, shokon babai i 20-vjeçares: Vjehrri e goditi me shkop dhe e la pa ndenja
    Next articleShakira e Pique drejt ndarjes pas 12 vitesh, zbulohet arsyeja e rëndë