“E kisha fjalën për…”/ Gafa e radhës e George W Bush, ngatërron Ukrainën më Irakun (VIDEO)

    83

    Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W Bush, prej kohësh larg vëmendjes së publikut, ditën e djeshme është shfaqur në një eventi në Dallas.

    Ai tërhoqi vëmendjen, por në fakt edhe shumë kritika për shkak të një ‘gafe’ që bëri gjatë fjalimit të tij. Teksa po kritikonte sistemin politik të Rusisë, ai ngatërroi Ukrainën me Irakun.

    “Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”. Ai e korrigjoi shumë shpejt duke thënë “E kam fjalën për Ukrainën”, tha ai.

    Duket se ish-presidentit i ka mbetur mendja te pushtimi i Irakut nga SHBA-të në 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë.

    Previous articleU pagua për të vrarë “të fortin” e Tropojës por…/ Dosja e SPAK i nxjerr EMRIN killer-it
    Next articleLufta ‘maniake’ e Putinit, që solli NATO-n sërish në jetë