E rëndë/ I afërm i një politikani, gjendet i pajetë brenda makinës 50-vjeçari (EMRI)

    70

    Një person i pajetë është gjetur i pajetë ditën e sotme në Prishtinë.

    Viktima është identifikuar si 50-vjeçari Nazmi Grabovci, i cili është djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci. 50-vjeçari është gjetur i vdekur në një makinë në lagjen “Emshir” të Prishtinës, në një parkin nëntokësor.

    “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç.

    Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.

    Previous articleBalla i ‘thur lavde’ Majlinda Bregut/ Ja emrat që qarkullojnë brenda të majtëve për Presidentin
    Next article“Do haja edhe m*t nëse…”/ Fansat u shokuan nga deklarata e femrës më seksi (FOTO)