Edhe në kohë lufte Putin ka kohë për të gjitha/ Lë shtatzënë për herë të katërt të dashurën e tij 38-vjeçare

    82

    Edhe pse në mes të luftës Rusi-Ukrainë, Vladimir Putin duket se do përjetojë sërish ndjenjën e të bërit baba. The Sun raporton se fituesja e medaljes së artë olimpike, Alina Kabaeva, pret një fëmijë prej liderit rus.

    E njohur si e dashura e liderit rus, Alina është parë para pak ditësh për herë të parë në publik që prej vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës për luftën në Ukrainë.

    “The Sun” shkruan se ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva, e përfolur se është shtatzënë me fëmijët e Putin ishte e rrethuar nga “bodyguarde” femra në një samit të presidentit në Shën Petersburg. Një dëshmitar tha se nuk ishte lejuar t’i afrohej Kabaevas nga gratë që e ruanin.

    Ajo mbante veshur xhinse të thjeshta, një bluzë të bardhë e një xhaketë të hedhur krahëve, të kombinuara me çantën 4500 dollarë të “Valentino Roman”.

    38-vjeçarja kishte ardhur në qytet për një samit ekonomik të Putin, në të cilin ai përpiqet t’i shpëtojë sanksioneve të Perëndimit duke kërkuar aleanca të reja ekonomike në Azi.

    Alina besohet se ka 3 fëmijë me 69-vjeçarin Putin dhe sipas thashethemeve të pakonfirmuara është përsëri shtatzënë.

    Previous articleRusia jep ultimatumin e frikshëm: Do shfarosim Europën në sekonda nëse…
    Next articleHORROR/ 11-vjeçari vdes tragjikisht pasi përdhunohej për vite me radhë nga 4 vëllezërit “monstra” me HIV