Finalja e Conference League “paralizon” kryeqytetin, rrugët që duhet të SHMANGNI më 25 maj

    118

    Finalja e “Conference League” e cila do luhet të mërkurën e 25 majit në Tiranë, do sjellë edhe bllokimin e shumë akseve rrugore.

    Mësohet se të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite. Bëhet me dije se rrugët ku do të lejohet qarkullimi me automjete është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.

    Ndërkohë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi në një deklaratë për mediat se ministria dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv që do zhvillohet në kryeqytet.
    Më poshtë harta e rrugëve të bllokuara në Tiranë:

    Ndalim qarkullimi:
    Rruga e “Durrësit”
    Rruga e “Kavajës”
    Rruga “Myslym Shyri”
    Rruga “Ibrahim Rugova”
    Rruga “Abdi Toptani”
    Rruga “Xhorxh Ë Bush”
    Rruga “Abdi Toptani”
    Rruga “Ismail Ndroqi”
    Rruga “Luigj Gurakuqi”
    Rruga e “Dibrës”
    Rruga “Urani Pano”
    Rruga “Dedë Gjo Luli”
    BLV. Zogu i Parë
    BLV. Bajram Curri
    BLV. Gjergj Fishta
    BLV. Zhan D’ark
    BLV. Dëshmoret e Kombit
    Rruga “Papa Gjon Pali II”
    Rruga Leke Dukagjini
    Rruga “Faik Konica”
    Rruga “Dervish Hima”
    Rruga “Asim Zeneli”
    Rruga “Ismail Qemali”
    Rruga “Mustafa Matohiti”
    Rruga “Jul Variboba”
    Rruga “Fatmir Haxhiu”
    Rruga “Gjergj Filipi”
    Rruga “Pjetër Bogdani”
    Rruga “Nikolla Tupe”
    Rruga “Brigada e VIII”
    Rruga “Pashko Vasa”
    Rruga “Çamëria”
    Rruga “Ukraina e Lirë”
    Rruga “Abdyl Frashëri”
    Rruga “Skerdilajd Llagami”
    Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim:
    Rruga e Rinasit
    Rruga interurbane Durrës-Tiranë
    Rruga Fushë Krujë-Vorë
    Rruga Elbasan-Tiranë
    Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi
    Rruga “Dritan Hoxha”
    Rruga “Teodor Keko”
    Unaza e Madhe
    Rruga e Elbasanit
    BLV. Bajram Curri
    BLV. Gjergj Fishta
    Rruga “Muhamet Gjollesha”
    Rruga “Sulejman Delvina”
    Rruga “Asim Vokshi”
    Rruga “Reshit Petrela”
    Rruga “Ferit Xhajko”
    Rruga Bardhyl
    Rruga “Arkitekt Sinani”
    Rruga “Sami Frashëri”
    Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
    Rruga e Barrikadave

    Sakaq 25 maji e shpallur si një ditë pa makina, do të jetë edhe një pushimi për institucionet publike në Tiranë.

    Finalja e “Conference League”, do të luhet në “Air Albania” në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit.

    Previous article“Liqeni i Mjellmave”, baleti që tregon vdekjen e Putin
    Next articleBritanikja e akuzoi se joshi burrin pasi e strehoi në shtëpi/ Reagon 22-vjeçarja ukrainase: Është faji i saj