Gjenerimi i Klientëve Potencialë (Lead Generation)

    142

    Vështrim i përgjithshëm

    Sipas BrightTALK, 53% e marketierëve e shpenzojnë të paktën gjysmën e buxhetit të tyre për gjenerimin e listave (Klientëve Potencialë). Ato janë një pjesë shumë e rëndësishme e shumicës së kompanive B2B (Business to Business). Për shkak se listat me cilësi të lartë të klientëve potencialë janë kaq të vlefshme për kompanitë, ata janë të gatshëm të paguajnë shumë për to.

    Fusha e gjenerimit të listave për biznese është e madhe dhe kjo do të thotë se ka kaq shumë mundësi që mund të eksplorojmë, më poshtë janë disa nga të preferuarat tona.

    Mundësitë

    1. Agjencia e gjenerimit të listave me pagesë – Krijoni një agjenci që është e specializuar në gjenerimin e listave me klientë potencialë përmes reklamave me pagesë – veçanërisht përmes platformave të reklamimit si Meta (Facebook/Instagram), TikTok, LinkedIn dhe Google.

    Krijoni një sistem faturimi fleksibël në mënyrë që klienti të paguajë vetëm për lista ose lista të konvertuar në klientë (kjo pjesë varet nga ju). Ky është një sistem pagese shumë i mirë pasi nuk ka asnjë rrezik paraprak për klientët dhe ata paguajnë vetëm kur shohin që investimi që do të kryejnë, do të kthehet.

    Konsiderojeni të fokusoheni veç në një platformë reklamash si fillim, duke ofruar shërbime të gjenerimit të listave me klientë potencial në TikTok – bëhuni (ose punësoni) një ekspert në reklamat e TikTok, përcaktoni se çfarë lloj përmbajtje do t’ju nevojitet dhe ku ta merrni atë dhe gjeni bizneset që mund të përfitojnë më shumë nga kjo audiencë e TikTok – kontrolloni bibliotekën e reklamave të TikTok dhe shihni se çfarë mund të gjeni nën objektivin e gjenerimit të listave për atë biznes.

    Ju as nuk keni nevojë të dini se si t’i përdorni vetë platformat e reklamave me pagesë – mund të punësoni profesionistë të pavarur përmes UpWork për ta bërë këtë për ju.

    Gjeni klientë përmes kontaktit bazik ose përdorni reklamat me pagesë për të gjetur klientë që mund të kenë nevojë për shërbimin tuaj.

    2. Agjencia e gjenerimit të listave në mënyrë organike – Përndryshe, krijoni një agjenci që është e specializuar në gjenerimin e klientëve potencialë në mënyrë organike me marketingun e përmbajtjes. Pra duke duke postuar çdo ditë përmbajtje tërheqëse për audiencën tuaj. Ju nuk keni nevojë t’i mbani këto të ndara, por përqendrimi dhe fokusimi në një fushë ndonjëherë mund të prodhojë rezultate më të mira.

    Për të filluar, duhet të zgjidhni gjithashtu një fushë për sa i përket industrive që ju do i shërbeni. Kështu që ju mund të krijoni një agjenci marketingu të përmbajtjes ose agjenci SEO posaçërisht për kompanitë B2B në sektorin e teknologjisë, sektorin e bujqësisë, kontabilitetit, etj.

    Ashtu si me agjencinë e reklamave me pagesë, nuk keni nevojë të jeni ekspert në marketingun e përmbajtjes. Ju mund të punësoni profesionistë të pavarur për të bërë shumicën e punës për ju. Vetëm sigurohuni që ata të kenë një histori të dëshmuar suksesi në fushën e marketingut për gjenerimin e listave.

    3. Databazë listash me klientë potencialë – Hidhini një sy CyberLeads, ata ofrojnë një abonim për të hyrë në një bazë të dhënash të 1500+ kompanive të zgjedhura me kujdes që sapo kanë mbledhur miliona dollarë. Ata specifikisht përpilojnë lista në mënyrë që mund t’ua shesin agjencive që ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh nga SEO, marketingu, strategjia, etj.

    Kjo në fakt nuk është shumë e vështirë për t’u bërë. Ju mund të përdorni mjete si Hexomatic ose BuiltWith për të marrë nga webfaqet e internetit informacione të dobishme rreth kompanive që mund t’i përdorni më pas për të përpiluar bazën tuaj të të dhënave.

    Mendoni për industrinë që mund të krijoni një bazë të dhënash. Nuk ka asgjë që ju ndalon të bëni një startup si CyberLeads, por gjeni një mënyrë për ta bërë agjencinë tuaj më të mirë – si p.sh. përfshirja e më shumë informacioneve, më shumë listave, etj.

    BuiltWith ka gjithashtu një bibliotekë të madhe të të dhënave që mund të jenë të dobishme. Mund të gjeni kohët e fundit kompani të listuara në bursë, faqe interneti që përdorin teknologji të vjetëruar dhe faqe interneti me sasi të caktuar shpenzimesh për teknologjinë. Ose kombinoni grupet e të dhënave dhe gjeni kompani me trafik të ulët, por shpenzime të larta, etj.

    Sigurohuni që të respektoni GDPR dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e të dhënave kur e bëni këtë.

    4. Klientë potencial për Web Developer – Krijo mjete (Tools) për gjenerimin e listave për kompani të ndryshme. Këto janë mjete falas ose mikro-sajte që gjenerojnë klientë të kualifikuar nëpërmjet një formulari regjistrimi. Shembuj të kësaj janë materialet falas të HubSpot si gjeneruesi i ideve në blog, etj.

    Gjeni kompani dhe u ofroni për të krijuar mjete të dobishme falas që ata mund t’i përdorin për të gjeneruar lista për biznesin e tyre. Bëhuni kreativ, shikoni zbatimin e aplikacioneve në ueb duke përdorur teknologjinë GPT-3 ose përdorni vende si CodeCanyon për të gjetur aplikacione të lira, të ndërtuara paraprakisht në ueb që mund t’i personalizoni për t’i përshtatur sipas markës së tyre.

    Përsëri, nuk keni nevojë të jeni një zhvillues ueb për ta arritur këtë, ju mund të punësoni zhvillues në Fiverr ose UpWork.

    5. Software i automatizuar për gjenerim listash – Krijoni një aplikacion ueb si Leadscrape ose Phantom Buster që “vjedh” automatikisht faqet e internetit për lista dhe të dhëna të disponueshme publikisht në uebsajt.

    Filloni duke e personalizuar, ka shumë programe të tilla online, por çfarë mund të bëni ndryshe? Me softuerin tuaj, ju mund të mblidhni dhe shisni grupe të dhënash si BuiltWith, por duke  synuar industri specifike B2B. Kjo do të zvogëlonte çdo pengesë teknike për klientët që nuk duan ta bëjnë manualisht këtë gjë. 

    Ju gjithashtu mund të kombinoni fuqinë e Lemlist në një software gjenerimi listash dhe ta bëni të lehtë dhe pa probleme për klientët dhe t’u afrohen atyre.

    Nëse nuk jeni zhvillues, mund të bashkëpunoni me disa nëpërmjet UpWork ose faqeve të ngjashme të internetit.

    Si ta ndërtoni (Guida)

    1. Webfaqja e internetit:

    Agjenci për gjenerim listash – Ju teknikisht mund t’a filloni këtë agjenci pa një uebsajt. Thjesht kontaktoni bizneset ose përmes Upwork. Nëse dëshironi një faqe webi, ju rekomandojmë insidetrending.com.

    Agjenci për databazë listash – Përdorni WordPress, Softr.io ose Paytable për faqen e internetit dhe Airtable për bazën e të dhënave.

    Agjenci zhvilluesi për aplikacione në ueb – Ju gjithashtu teknikisht nuk keni nevojë për një faqe interneti dhe thjesht mund të përdorni kontakt të drejtpërdrejtë, profesionistë të pavarur, bashkëpunime, etj, por përsëri ne ju rekomandojmë insidetrendig.com nëse dëshironi një uebsajt.

    Software për lista – Përdorni WordPress si CMS, por gjithashtu ka shumë të ngjarë të keni nevojë për kod të personalizuar për softuerin aktual. Nëse nuk mund të kodoni web scrapers, gjeni një zhvillues profesionist në Upwork.

    2. Pervetesimi fillestar i klientit:

    Agjenci për gjenerim listash

    Reklama me pagesë ne rrjete sociale – Gjenerim listash duke dhene materiele falas ne kembim te listes se klientit si psh (përmbajtje e mbyllur, vlerësime falas, uebinarë, etj.)

    Kërkim ne google me pagesë

    Kontakim i drejtperdrejte

    Bashkepunim me lidhjet personale

    Marketingu i përmbajtjes – YouTube dhe TikTok

    Grupet private – Facebook, Discord, etj (në fakt duhet tu japesh vlerë grupeve jo vetëm të sheses)

    Agjenci per krijim përmbajtje

    Marketingu i përmbajtjes – YouTube, TikTok, Blog

    Grupet private – Facebook, Discord, etj (përsëri, sigurohuni që po shtoni vlerë)

    Kontakt i drejtperdrejte i ftohtë

    Bashkepunime me lidhjet personale

    Kërkim me pagesë ne google

     Gjenerim listash duke dhene materiele falas ne kembim te listes se klientit si psh (përmbajtje e mbyllur, vlerësime falas, uebinarë, etj.)

    Agjensi per databaze listash

    Kontakt i drejteperdrejte me kompanitë përkatëse (agjenci te njejta nëse po bënit diçka të ngjashme me CyberLeads)

    Reklamat në LinkedIn

    Grupet private – Facebook dhe grupe të tjera private të rëndësishme për audiencën tuaj. Gjithmonë jepni vlerë përpara se të kërkoni diçka.

    Reddit – jepni vlerë komuniteteve përkatëse të Reddit, mos e perdorni vetëm te mbledhhur bazën e të dhënave.

    Rrjete Sociale & Kerkim ne Google me pagesë

    Gjenerim listash per zhvillues uebi

    Kontakti i drejteperdrejte – kontaktoni bizneset duke iu ofruar një listë idesh për mjetet që mund të ndërtoni për ta dhe pse do të ishte e dobishme per biznesin e tyre (tregoni studime të rasteve përkatëse, etj.)

    Marketingu i përmbajtjes – videot në YouTube dhe TikTok

    Grupe private – jepni vlerë përpara se të kërkoni para

    Lead Gen Software

    Ndikuesit e TikTok

    Videot TikTok – shikoni psh. Quiver Quant në TikTok për informacionin e përmbajtjes

    Kërkim me pagesë dhe Social

    Për një listë të plotë të strategjive të marketingut që mund të përdorni, klikoni këtu.

    Mjete të dobishme

    Typeform – Krijoni formularë, sondazhe dhe kuize të cilave njerëzit kënaqen t’u përgjigjen

    Jasper – Mjet për shkrimin e permbajtjes me inteligjence artifiaciale, AI, i shkëlqyeshëm për landing page, përmbajtjen e reklamave dhe përmbajtjen e blogut.

    Mailerlite – Një nga platformat më të mira të marketingut me email.

    Airtable – Platforma e bazës së të dhënave, pa kodim

    BuiltWith – Zbuloni se si janë ndërtuar faqet e webit. Mjet i shkëlqyeshëm për gjenerimin e listave.

    Hexomatic – Platforma pa kod, nxjerrja e të dhënave dhe automatizimi i punës. Gjithashtu i shkëlqyeshëm për gjenerimin e listave.

    Code Canyon – Tregu Envato ku mund të blini skriptet me whitelabel SaaS

    UpWork – Tregu për të gjetur zhvillues, profesionistë të marketingut dhe autorë shkrimi.

    Previous article“Asgjë s’vjen pa përpjekje”/ Historia e shqiptarit që ka “pushtuar” italianët me fruta dhe perime
    Next articleREVEALING MY UNTAPPED SYSTEM THAT GENERATES 30 or More Predictable Sales Appointments Each Month