Ishulli Sazanit me resort gjigant dhe kazino? Lutfi Dervishi: Vlonjatët të bëjnë vetëm pak durim

    Bunkerët e diktaturës do i lirojnë vendin komplekseve elitare turistike, jahtet do ankorohen në vend të katersiluruesve, zhurma e komunikimeve mors, do të zëvendësohet nga ferfellima e ruletave të kazinove, ndërsa në tunelet e nëndheshme të ishullit do të hapet muzeu i të arratisurve me not nga Shqipëria, notArt.

    114
    Ishulli Sazanit

    Një zjarr i rënë pak kohë më parë tek Ishulli Sazanit shkaktoi dëme të mëdha duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

    Zërat se zjarri ishte vënë qëllimisht për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kazinoje gjigante në këtë ishull që dikur ishte krenaria e ushtrisë shqiptare, ridolën në sipërfaqe.

    Analisti Lutfi Dervishi, në një shkrim titulluar “Ishulli Sazanit, pas pak muajsh”, përshkruan se si mund të jetë e ardhmja e këtij ishulli.

    Shkrimi i Dervishit:

    Vetëm pak muaj më parë zjarri shkatërrimtar i Ishulli Sazanit, bëri shkrumb e hi florën dhe faunën e ishullit, duke lënë pas një tokë të djegur e të zhuritur që si hyn në punë as dreqit, as të birit, madje as gjyshit me antiplumb.

    Por falë investitorëve strategjik XY dhe politikës vizionare të qeverisë për thithjen e investimeve të huaja, ky ishull relike e luftës se ftohte, do të rivitalizohet. Do të jetë padyshim ishulli më spektakolar jo vetëm në Mesdhe por më i veçantë se çdo ishull tjetër mbi dhé!

    Bunkerët e diktaturës do i lirojnë vendin komplekseve elitare turistike, jahtet do ankorohen në vend të katersiluruesve, zhurma e komunikimeve mors, do të zëvendësohet nga ferfellima e ruletave të kazinove, ndërsa në tunelet e nëndheshme të ishullit do të hapet muzeu i të arratisurve me not nga Shqipëria, notArt.

    Ju sot ende shihni pasojat e zjarrit shkatërrimtar, ndërsa ripyllezimin do e kryejë kryetari i bashkisë së Vlorës që do të zëvendësojë këtë që nuk po i them as emrin.

    Aeroporti Vlorës, por edhe ai i Sarandës do të jenë portet e reja të hyrjes. Sot është ditë e veçantë për vlonjatët e paduruar që e duan Ishullin e Sazanit të pyllëzuar ashtu si ishte!
    Por nga ju kërkohet vetëm pak durim!

    Previous articleUra e re që lidh Velipojën me Ulqinin/ Shkurton distancën 72 herë midis dy vendeve
    Next articleÇfarë dihet për familjen e Presidentit Begaj/ Gruaja Armanda dhe dy djemtë studentë (FOTO)