Kërkoi lirinë se i rrezikohej jeta në burg/ Gjykata e Lartë jep vendimin për Saimir Tahirin

    73

    Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri për ta liruar nga qelia.

    Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua nga GJKKO për shpërdorim detyre, kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit. Megjithatë, Gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë, duke e lënë në fuqi vendimin e GJKKOK.

    Në të njëjtën kohë, Gjykata e Lartë ka në dorë shqyrtimin edhe të një tjetër kërkese të ish-ministrit Tahiri, për pafajësi.

    Previous articlePamje të rënda/ Momenti kur gjendet trupi i pajetë duke pluskuar në portin e Vlorës (VIDEO)
    Next articlePornostarja ndahet nga i dashuri vetëm pak orë pasi bëri publike lidhjen, do habiteni nga arsyeja