
Nezar Seiti, i njohur si “financieri i Habilajve” u rikthye në burg nga Gjykata e Katanias. Seiti, Meridian Sulaj dhe 3 shtetas italianë, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj u arrestuan në një operacion të “Guardia di Financa”.
Ishte operacioni “Rosa dei Venti” i zhvilluar kundër një grupi kriminal të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, që i fundosi ata.
Sipas policisë, grupi ishte përgjegjës për trafikun e marijuanës të importuar nga Shqipëria me destinacion sheshet e farmacive të Katanias, Siracusës dhe Raguzës. Tre shtetasit italianë të dënuar janë Angelo Busacca, Antonino Riela dhe Vincenzo Spampinato.
Shqiptarët e dënuar janë Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj. Hetimet nga Guardia di Finanza çuan në sekuestrimin e rreth 3.5 tonë marjiuanë, automatikë kallashnikov dhe arrestimin në flagrancë të 24 korrierëve të drogës. Hetimet me policinë shqiptare dhe Interpolin bënë të mundur konstatimin e një trafiku të 4 tonëve drogë.