Masakër në një shkollë fillore, 18-vjeçari vret 19 fëmijë në SHBA

    90

    Të paktën 19 nxënës dhe 2 mësues kanë mbetur të vrarë nga një sulm i ndodhur në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Mediat e huaja shkruajnë se autori i kësaj masakre është Salvador Ramos. 18-vjeçari hapi zjarr në shkollën fillore Rob në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët.

    Gjithashtu bëhet e ditur se Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij, e cila po trajtohet në spital në gjendje kritike.

    Tre ditë para ngjarjes 18-vjeçari kishte publikuar në rrjetin social “Instagram” foto me armë automatikë AR15. Fotoja është publikuar “Instastory” me emrin e përdoruesit “salv8dor_”.

    Ishin shokët e klasës së 18-vjeçarit që konfirmuan se llogaria i përket Salvador Ramos.

    Ndërkohë guvernatori i Teksasit Gutierrez tha për CNN se Ramos, i cili mbushi 18 vjeç pak ditë më parë, bleu dy armët për ditëlindjen e tij.

    Previous articleNga 6 qershori çmimet e bulmetit rriten sërish nga 10-50%
    Next article500 ultras të Romës vijnë nga porti i Durrësit, rreth drekës mblidhen me pjesën tjetër të tifozëve