
Në pamjet filmike të mëposhtme dallohet momenti kur shqiptarët ia mbathin nga burgu i Trevisos në Itali.
Sipas mediave italiane, tre të burgosurit shqiptarë prenë hekurat e qelisë së burgut të Trevisos, ku po vuanin dënimin dhe zbritën jashtë me çarçafë dhe arritën të arratiseshin.
Dy u kapën dhe u kthyen menjëherë nga policia e vuajtjes së dënimit, ende pa u larguar nga institucioni, tjetri arriti të humbasë gjurmët dhe aktualisht është në kërkim nga policia.
27- vjeçari Edison Pula është ende në arrati.
Pula u arrestua shkurtin e kaluar në qendrën tregtare Emisfero di Silea.
Ai ishte pjesë e bandës së grabitjes së shtëpive që shënoi 50 goditje mes Trevisos dhe Bellunos dhe është një nga të dyshuarit për grabitjen e naftëtarit Miotto në Mogliano Veneto.