Merr fund tensioni, ambasadorja amerikane Yuri Kim shtrëngon duart me Ilir Metën

    80

    “Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” ka bërë bashkë Presidentin e Republikës Ilir Meta, si një nga organizatorët e këtij aktiviteti dhe ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

    Ndonëse nuk është takimi i parë mes tyre në një aktivitet, ambasadorja e SHBA ka shtrënguar duart me Presidentin Meta dhe madje e ka falënderuar për aktivitetin.

    “Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e këtij forumi”, tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

    Dyshja janë fotografuar teksa shtrëngojnë duart në podium. Meta e Kim kanë zgjedhur të ulen në të njëjtën tavolinë, por jo ngjitur me njëri-tjetrin. Në mes ‘i ndan’ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Dyshja janë përplasur në distancë, kryesisht pas zgjedhjeve të 25 prillit. Meta e akuzoi Kim për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë duket se janë bërë bashkë në këtë aktivitet. Ambasadorja apeloi që Kreu i Shtetit të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi reagimin e Presdientit. Meta tha më pas se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë ishte bërë palë me Ramën e se ai ishte i përgatitur edhe për faktin që Amerika mund ta vriste.

    Previous articleBelinda Balluku prezantohet si drejtuese politike e PS në Dibër
    Next articlePërplasjet mes tifozerive dhe policisë/ 19 efektivë të plagosur, njërin e qëlluan me thikë