Mjeti fluturues u shfaq papritur mbi shtëpinë e tij në plazh, arratiset me URGJENCË Joe Biden

    86

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është evakuuar në një vend të sigurt, pasi në hapësirën ajrore të shtëpisë së tij të plazhit në Delaware, është futur një mjet i vogël fluturues. Kjo ka shtyrë forcat ushtarake ajrore që përkujdesen për sigurinë e Presidentit Biden, që të aktivizojnë dy avionë ushtarakë.

    Sipas Daily Mail, Biden është dërguar me shpejtësi në një lokacion të sigurt ne Rehoboth, për shkak të një rreziku të mundshëm ndaj sigurisë së tij.

    Biden është parë në pjesën e pasme të veturës së tij presidenciale, bashkë me autkolonën e tij që lëvizte larg nga shtëpia ku qëndronte.

    Dëshmitarja me emrin Susan Lillard i ka thënë CBS-së, se ajo pa një fluturake të vogël me ngjyrë të bardhe duke fluturuar në zonën ku ndodhet shtëpia e Presidentit Biden.

    Previous articleNga viktimë e bullzimit në miliarder: Triumfi i pashmangshëm i Elon Musk
    Next articlePlas grushti/ Noizy i sulet si i tërbuar ish-anëtarit të TBA