MOMENTI shokues me VIDEO kur efektivi qëllon për vdekje kolegun në Tiranë

    82

    Mediat kanë publikaur ditën e sotme momentin shokues kur efektivi i policisë ka qëlluar për vdekje kolegun e tij.

    Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Komisariatin nr.3, teksa të pranishëm në atë moment kanë qenë edhe disa efektivë të tjerë, të cilët janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

    Në video shihet se si Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.

    Autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë.

    Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal. Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe tashmë është arrestuar nga Policia.

    Previous articleBritanikja e akuzoi se joshi burrin pasi e strehoi në shtëpi/ Reagon 22-vjeçarja ukrainase: Është faji i saj
    Next articleLidhja tragjike midis drogës dhe luftës