“Nuk futemi në dhoma hoteli”/ Detektivja shqiptare: Vajzat lidhen me burra të vjetër

    88

    Detektivi privat shqiptar, tashmë është profesion i licencuar, i mbështetur në një vendim gjykate dhe i paguar mirë.

    Por, për çfarë i punësojnë shqiptarët detektivët privatë?

    Detektivja private, Shkënda Lili është shprehur se rastet më të shumta janë prindërit e djemve ato që i drejtohen shërbimeve të tyre për të zbuluar se çfarë bëjnë fshehtas tyre, ndërsa shprehet se problemi në Shqipëri është se vajzat lidhen me burra më të vjetër.


    “Ne operojmë vetëm në ambientet publike, nuk futemi në dhomën e dikujt, në dhomën e hotelit dhe në zyra. Përgjegjësinë e mban klienti. Asgjë nuk bëhet pa një kontratë të nënshkruar. Përveç tradhtive ka shumë prindër që vijnë për të na kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre.

    Më të shumta janë rastet e prindërve që vijnë për djemtë, pasi dyshojnë se mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike. Ne si agjentë shikojmë jashtë ambientit të shkollës. Kur fëmija nuk shkon në shtëpi kur del nga shkolla. Ndërsa për sa i përket vajzave prindërit drejtohen te ne, kur ato ndryshojnë sjellje, stil dhe bëhen agresive. Aty prindërit kuptojnë se diçka nuk shkon mirë. Te vajzat problemi kryesor është lidhja me meshkujt më të mëdhenjë se vetja,” tha detektivja.

    Previous articleHapet rruga drejt BE-së/ Franca “heq” veton bullgare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
    Next articleBitcoin merr të tatëpjetën, bie në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2020