Pamje të rënda/ Momenti kur gjendet trupi i pajetë duke pluskuar në portin e Vlorës (VIDEO)

    69

    Një 74-vjeçar u gjet i mbytur mesditën e sotme në postin e Vlorës.

    Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, e po ashtu nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.  Ky është momenti kur trupi i pajetë u gjet pranë portit nga pushuesit dhe kalimtarët e rastit.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë/Informacion paraprak

    Më datë 09.06.2022, rreth orës 14:00, në afërsi të molit, shërbimet e Kapitenerisë së Policisë Kufitare kanë evidentuar trupin e pajetë të shtetasit M. M., 74 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, i cili dyshohet se është mbytur në det.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Previous articleNdodh edhe kjo/ Nigeriani ‘kanibal’ kafshon dhe gëlltit gishtin e shqiptarit gjatë sherrit
    Next articleKërkoi lirinë se i rrezikohej jeta në burg/ Gjykata e Lartë jep vendimin për Saimir Tahirin