
Pornostarja dhe këngëtarja, Farrah Abraham, vendosi që të bënte publike lidhjen e saj me Mack Lovat. E vetëm disa orë pasi prezantoi të dashurin e saj me fansat, mori vendimin drastik.
Pasi dolën për herë të parë në publik këtë të martë, këngëtarja zbuloi arsyen e ndarjes. Sipas saj, ishte mënyra se si ai e trajtoi vëmendjen e medias.
“Ndonjëherë njerëzit kthehen në përbindësha me shtypin. E lumtur që e mora vesh tani”, tha ajo për TMZ .
Abraham, dhe kitaristi ishin qenë miq të ngushtë për dy vjet pasi ai i shkrujati në vitin 2020. Në atë kohë, anëtari i grupit Minus Gravity e mori atë në një takim në një park dhe më pas në një lojë basketbolli.
Që atëherë, nisën shkëndijat e para mes tyre dhe ata bënë një hap përpara duke e kthyer miqësinë në romancë.
Në mënyrë ironike, ylli i pornografisë tha më herët të martën se ajo i besonte Lovatit mjaftueshëm për të filluar një marrëdhënie me të, sepse ai mban një “profil të ulët larg dramave”, gjë që “nuk ndikon negativisht në shtatë muajt e mbetur të terapisë ambulatore apo maturinë e saj”.
Abraham hyri në një qendër trajtimi të traumës në mars pasi dyshohet se u sulmua seksualisht.