Pritja e vitit/ Neuer bën të pamundurën të mundur përballë Italisë, video bëhet virale

    111

    Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer bëri një pritje marramendëse kundër Italisë, e cila i la tifozët gojëahapur.

    36-vjeçari dëshmoi se nuk i ka humbur reflekset në ndeshjen e Ligës së Kombeve të martën (14 qershor) duke i mohuar golin Nicolo Barella-s nga fare pranë. Goli dukej i sigurt, por Neuer e hoqi në mënyrë të çuditshme. 

    Ndërsa mesfushori i Italisë kishte dalë para portës nga një pozicion jashtë loje, kapiteni i Gjermanisë bëri të mundur të pamundurën.

    Video u bë virale teksa fansat mbetën të mahnitur nga pritja. “Si mundi ta shpëtojë atë,” shkruan dikush.

    Previous article“Dua të rri mbyllur gjithë ditën me ty”/ Si u “peshkua” monstra që përdhunonte vajzat e tij
    Next articleKripto – Rifillimi i Madh? The Great Reset?