Rama tregon arsyen: Pse u përjashtua Fatos Nano si kandidaturë për President

    90

    Teksa jemi vetëm pak orë larg zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, kryeministri Edi Rama tregoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se përse u skualifikua si alternativë, Fatos Nano. 

    Rama tha se Nano ishte kandidat i propozuar por pati një arsye se pse u hodh poshtë. 

    Kreu i qeverisë u shpreh gjatë mbledhjes së Grupit se tashmë PS duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

    “Në momentin që flasim PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve. Edhe ata që nuk e votojnë, të mos ndjehen të përjashtuar nga këndvështrimi i PS në jetën publike, institucionale dhe zgjedhjet e zgjidhjet që duhen bërë. Kështu u fokusuam te drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispoizicion të këtij propcesi 26 kandidatura”, tha Rama.

    Previous articleDymbëdhjetë konstatime dhe parashikime, mbi atë që e pret botën në të ardhmen
    Next articleNga viktimë e bullzimit në miliarder: Triumfi i pashmangshëm i Elon Musk