
Vijon të mbetet e paqartë ngjarja tragjike e ditës së djeshme, ku humbën jetën dy të rinjtë Erion Muça 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeç.
Dy të rinjtë humbën jetën pasi u fundosën me mjetin e tyre në rezervuarin e Çerkezës në Kamëz.
Për nxjerrjen e trupave të pajetë u desh ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me aksident apo krim.
Rruga rreth rezervuarit që është privatizuar nga Lush Osmani, është me çakull që dikton një shpejtësi shumë të ulët të makinës.
