Ulen çmimet e karburanteve në bursa, por në Shqipëri po rriten/ Pse po ndodh kjo?

    84

    Prej më shumë se dy muajsh, çmimi i karburanteve në vendin tonë është duke u caktuar nga një bord i posaçëm, i quajtur Bordi i Transparencës, i përbërë nga përfaqësues të ministrive të linjës, tatimeve, doganave si edhe të kompanive të importit të karburanteve.

    Bordi filloi punën si një masë për të parandaluar rritjen abuzuese të çmimit të karburanteve në fillim. Megjithatë çmimi i karburanteve ka ardhur në rritje. Kjo vazhdon edhe pse në bursa çmimi ka rënë. 

    Sot çmimi i naftës në bursa ka rënë ndjeshëm duke zbritur deri në 112 USD për fuçi, por deri më tani nuk ka patur një mbledhje të bordit për të rishikuar çmimin sipas realitetit të ri të krijuar.

    Dhe një përgjigje ndaj atyre që kërkojnë llogari për çmimin e tanishëm të karburanteve ka ardhur nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve. 

    Në një njoftim publik të nxjerrë kjo shoqatë shprehet se çmimi për fuçi dhe çmimi i shitjes së karburantit në pikat që e tregtojnë me pakicë, janë dy gjëra të ndryshme. 

    NJOFTIMI 

    Te flasesh per cmimin per fuci e te besh krahasim me cmimin e shitjes se karburantit ne pikat
    qe tregtojne me pakice, nuk eshte gje tjeter vetem nje shfaqje e nje injorance te thelle ne ekonomine dhe tregtine e naftes.

    Fucia esht tregues i naftes se pa perpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se cfare) pasi rafinerite nuk po e kerkojne pasi me keto cmime ato dalin me humbje. Nafta per transport, pra per makina ndryshe nga ajo ne fuci, ne treg varet nga kuotimi qe i behet cdo dite cmimit ne publikim e cmimeve PLATT’S dhe behet ne USD per ton. Ky cmim po rritet pavaresisht se nafta e pa perpunuar (fucia) ka pesuar pak renie, kjo se duke u ulur kerkesa per nafte te pa perpunuar (fuci), rafinerite po krijojne mungese ne treg te naftes per transport (makina).

    Po te flasim “per marakun” se bordi po favorizon kompanite kushdo mund te verifikoj nga bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lek per liter shpenzime operative nuk u lejohet kompanive ti perfshijne ne cmimin e tabeles.

    Per nje verifikim real e koherent ju bejme me dije se nga korigjimi i cmimit i dt 1.6.2022 cmimi i publikuar ne Platt’s, usd per ton tregon se nafta per makina eshte rritur me + 26 $/toni dhe benzina + 17,5 $/toni.

    Kjo do te thote se deri ne korigjimin e bere nga bordi, vetem per kete efekt, kompanite shesin
    me humbje -3 leke/lit naften dhe -2,7 leke/lit benzinen.

    Se fundmi keta gjitholog qe japin kaq mendje te vlefshme i ftojme te gjejne operatore te rinj
    qe te hyne ne kete treg meqenese shikojne kaq fitime te medha. Ky sistem qe kemi zgjedhur kete
    ka si ilac per cmime te pa drejta qe pretendohen dhe jo fjale dhe retorike boshe.

    Mbyllja e cmimit ne Platt’s ne date 01.06.2022:
    1. Benzina 1396.50 $/Ton
    (+ 17.5 $/Ton nga mbledhja e fundit)
    2. Diesel 1270 $/Ton
    (+ 26 $/Ton nga mbledhja e fundit)
    3. Kursi i kembimit: 112.82 (- 0.1 nga mbledhja e fundit)
    Çmimet tavan:
    Diesel:
    Shumica = 239 leke/litiri nga 236 leke/litiri qe eshte ne fuqi
    Tabela =251 leke/litiri nga 248 leke/litiri qe eshte ne fuqi
    Benzina:
    Shumica = 234 leke/litiri nga 232 leke/litiri qe eshte ne fuqi
    Tabela = 246 leke/litiri nga 244 leke/litiri qe eshte ne fuqi
    Gazi për auto (sipas faturës):
    Shumica = 78
    Tabela = 90

    Previous article100 dronë vdekjeprurës fshihen aty/ Ky vend i surprizon të gjithë, dalin PAMJET nga baza super sekrete nëntokë
    Next articleBalla i ‘thur lavde’ Majlinda Bregut/ Ja emrat që qarkullojnë brenda të majtëve për Presidentin