’VDEKJA’ e Internet Explorer/ Varroset BROWSERI legjendar, i ngrenë përkujtimore me fjalë prekëse

    117

    Për Jung Ki-young, një inxhinier programesh koreano-jugor, vendimi i Microsoft për të tërhequr nga tregu shfletuesin e internetit Internet Explorer shënoi fundin e një marrëdhënieje çerekshekullore dashuri-urrejtje me teknologjinë.

    Për të përkujtuar ‘vdekjen’ e Internet Explorer, ai shpenzoi një muaj dhe 430,000 won (330 dollarë) duke projektuar një gur varri me logon e Internet Explorer në të cilën shkruhej: “Ishte një shfletues i mirë për të shkarkuar shfletues të tjerë.”

    Pasi memoriali u shfaq në një kafene të vëllait të tij në qytetin jugor të Gyeongju, fotoja e gurit të varrit u bë virale në rrjet, raporton CNN.

    Microsoft e uli mbështetjen për Internet Explorer-in pas një periudhe 27-vjeçare, për t’u fokusuar në shfletuesin e tij më të shpejtë, Microsoft Edge.

    Jung tha se memoriali shfaqte ndjenjat e tij të përziera për softuerin më të vjetër, i cili kishte luajtur një rol kaq të madh në jetën e tij dhe në punë.

    “Ishte acarues, por unë do ta quaja një marrëdhënie dashuri-urrejtje sepse vetë Explorer dikur dominonte një epokë,” tha ai.

    Previous articleBitcoin merr të tatëpjetën, bie në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2020
    Next articleVagina më e madhe në botë, ejakulimi më i gjatë dhe 4 rekorde të tjera (jo)zyrtare seksuale