Vrasja në Shkodër, si u ekzekutua me kallashnikov “Scorpions” xhaxhai i të “FORTËVE” Bajri

    68

    Detaje të reja nga vrasja e 68- vjeçarit Naim Bajri, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në lagjen “Partizani” në Shkodër.

    Dyshohet se viktima u vra me armë zjarri automatik “Scorpions”. Pak minuta pas vrasjes së rëndë mëngjesin e djeshëm, në lagjen “Guerrile” në periferi të Shkodrës u gjet një automjet duke u djegur, që Policia dyshon se është i autorëve të vrasjes.

    Viktima, pjesë e fisit Bajri në Shkodër, u qëllua rreth orës 7:20 me 10 plumba, duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Ndërkohë, nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe shtetasi Astrit Zeneli, 58 vjeç, i cili ishte duke pirë kafe me viktimën.

    Ndërkohë që Naim Bajri konsumonte kafe në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, një automjet me dy persona është afruar dhe një prej tyre ka qëlluar ndaj 68- vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Atentatorët duket se i kanë studiuar mirë lëvizjet e viktimës, ndërsa mëngjesin e djeshëm janë vënë në lëvizje, duke arritur qëllimin. Pas krimit, ata janë larguar në drejtim të paditur

    Previous articleNjoftimi i rëndësishëm për udhëtarët nga Shqipëria/ Rregulli i ri për kalimin në Itali
    Next articleNga sot, leja e qarkullimit e automjetit do të jetë pa afat skandence/ Ja avantazhet për drejtuesit